6 ushqimet më të mira për tru, që i keni në kuzhinën tuaj

  • 10 November 2019 - 08:47
6 ushqimet më të mira për tru, që i keni në kuzhinën tuaj

Truri e kontrollon trupin tuaj. Ai përbëhet nga mijëra neurone që i përgjigjen një shume të pafund të impulseve të jashtme. Në mënyrë që t’i ndihmoni trurit që aftësitë e veta t’i mbajë më gjatë, ju rekomandojmë një listë me ushqime për shëndet më të mirë

Arrat

Ju dhurojnë minerale dhe vitamina, përfshirë fosfor, magnez, kalium,vitamina të kompleksit dhe vitamina E. Arrat janë aleat në ruajtjen e sistemin kardiovaskular, që përkthehet me furnizimin e mirë të gjakut me oksigjen në të gjitha organet, e të mos përmendim edhe në tru. 

Avokado

Avokado është e pasur me shumë antioksidues, që ndihmojnë në parandalimin e plakjes dhe përkeqësimin e shëndetit. Po ashtu, avokado është e pasur me aminoacidet omega 3, që janë shumë të rëndësishme për mbrojtjen e trurit tuaj nga dështimi apo plakja e hershme.

Domatet

Domatet janë të pasura me substancën e quajtur likopen, e cila falë përparësive antioksiduese, ka vërtetuar të jetë i përdorshme në parandalimin e shumë sëmundjeve, si lloje të ndryshme të kancerit dhe të pikës në tru. 

Vaji i ullirit

Posedon efekt të fortë antioksidues për mbrojtjen e indeve dhe parandalon dëmtimet e shkaktuara si pasojë e ndikimit të radikalëve të lirë, që sjellin shumë sëmundje, përfshirë edhe kancerin. Ka shumë fakte të shëndetshme që ai e mbron zemrën tuaj, arrin një qarkullim optimal të gjakut dhe ripërtërinë qelizat në trupin njeriut që ndikojnë për një funksionim të duhur.

Çaji i gjelbër

Është një antioksidues i madh, i cili ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe të trurit. Po ashtu ndihmon edhe në ruajtjen dhe parandalimin e dëmtimit të shkaktuar në tru, duke mbrojtur qelizat.

Brokoli

Brokoli posedon nutrientet, të cilat kanë fuqinë e forcimit të memorien dhe ta mbrojnë shëndetin e trurit tuaj. Po ashtu, brokoli ka shumë substanca që i posedon, të cilat pos se përkujdesen për një tru të freskët, ndikojnë edhe në mbrojtjen e shëndetit të zemrës. 

(Kosova Sot Online)