Edhe ilaçet bimore në kombinim me alkoolin mund të jenë të kobshëm

  • 10 November 2019 - 10:28
Edhe ilaçet bimore në kombinim me alkoolin mund të jenë të kobshëm

Çfarë mund të ndodhë nëse e kombinoni alkoolin me disa ilaçe? Mjekët sugjerojnë që me kohë të veproni dhe të parandaloni pasojat shëndetësore, si pasojë e kombinimit të ilaçeve me alkool.

Kombinimi i alkoolit me disa ilaçe mund të shkaktojë mundime, dhimbje të kokës, humbje të vetëdijes, të vjella, plogështim, humbje të koordinimit, ta shtojnë rrezikun nga gjakderdhja e brendshme, çrregullimet në zemër dhe frymëmarrje të vështirësuar.  

Kjo vlen dhe për ilaçet për të cilat keni menduar se kurrë nuk reagojnë dëmshëm në kombinim me alkool. Edhe ibuprofeni në kombinim me alkoolin mund të shkaktojë dhimbje në lukth dhe gjakderdhje të brendshme. Edhe disa ilaçe bimore se echinacea, trumza në kombinim mealkool dëmtojnë mëlçinë.

(Kosova Sot Online)