Kurrë nuk ka qenë më lehtë të keni arterie të pastra

  • 10 November 2019 - 15:12
Kurrë nuk ka qenë më lehtë të keni arterie të pastra

Me sa duket, e ardhmja dhe parandalimi i sëmundjeve kardiovaskulare nuk është nëpër dollapët me ilaçe, por në kuzhinën tonë. Shega me sa duket mund të parandalojë përparimin e sëmundjeve të arterieve koronare. E gjitha kjo është publikuar në revistën shkencore "Atherosclerosis". Për më shumë, ky studim ka vërtetuar se ekstraktet, të cilat i përmban shega, mund të parandalojnë dhe madje të sjellin deri në përmirësimin e shumë gjendjeve patologjike, të cilat në shumë raste për pasojë kanë vdekjen.

Sikurse edhe e dimë, shkas i arteriosklerozës është grumbullimi i materieve yndyrore në muret e arterieve, e eksperimentet për të cilat flitet në studimin e bërë te minjtë në laborator - ju ishte dhënë ekstrakti i shegës së bashku me ujin të cilin minjtë e kishin konsumuar. Edhe pse terapia me shegë paksa e kishte ngritur nivelin e kolesterolit, janë vërejtur disa efekte të tjera pozitive, po ashtu të lidhura me sëmundjet në sistemin kardiovaskular - pasi ulja e shtypjes së lartë të gjakut. Efekti shërues i shegës në popull njihet që moti, e studimet më të fundit do të duhej të ndikojnë që edhe më të aplikohet në shërim. 

(Kosova Sot Online)