Mënyra natyrale për ta shëruar qafën e tendosur

  • 10 November 2019 - 17:43
Mënyra natyrale për ta shëruar qafën e tendosur

Sa herë jeni zgjuar dhe nuk keni pasur mundësi ta lëvizni qafën tuaj? Çfarë po bëjmë derisa jemi në gjumë e që na bën të ndihemi se e kemi përplasë kokën për shkëmbi? Në vijim ju paraqesim disa fshehtësi dhe mënyra natyrale që ju ndihmon të keni një lëvizje të lirë të qafës:

1) E para dhe më kryesorja është me rëndësi ta dini dhe ta kujtoni se sa rol të madh luan aplikimi i nxehtësisë për të pasur muskuj të relaksuar. Përdorni ngrohtësinë, në mënyrë që gjakun ta dërgoni nëpër hapësirat ku ndjeni dhimbje dhe bëni që dhimbja të zhduket sa më shpejt.

2) Nëse ishin subjekt i një ftohjeje apo i një mjedisi të ftohtë, nëse keni pësuar një lëndim të qafës, do të mund të provoni që pak kanellë apo shafran indian t'i përzieni me ujë të vluar dhe kështu t'i largoni infeksionet dhe t'i relaksoni muskujt.

3) Rrënjët e agnushes apo një çaj nga rozmarina do të mund të përdorej për t'i reduktuar dhimbjet e qafës.

4) Provoni aplikimin e rrepkës ose vajit të mustardës, në mënyrë që t'i lirojë tendosjet e qafës, por mbajeni për vetëm disa minuta për të parandaluar djegiet.

(Kosova Sot Online)