Farat e lirit i zgjidhin problemet me kapsllëk, kolesterolin dhe sëmundjet e zemrës

  • 11 November 2019 - 10:27
Farat e lirit i zgjidhin problemet me kapsllëk, kolesterolin dhe sëmundjet e zemrës

P ërveçse përdoret në industrinë e tekstilit, liri, më saktë farat e tij, janë shumë të dobishme për organizmin e njeriut. Janë të pasura me proteina, fibra të tretshme, mineralet hekur dhe zink, por edhe me vitaminat B1, B2, C, E dhe provitamina A. Farat e lirit përdoren si shtesë në drithëra, të cilat konsumohen nga ata persona që janë në dietë apo dëshirojnë ta pastrojnë organizmin. Pasi që janë të pasura me vajra dhe fibra, këto fara janë edhe një laksativ i shkëlqyeshëm. Aminoacidet omega 3, të cilat gjenden në farat e lirit, posedojnë substanca kundër inflamacioneve.

Shumë studime kanë treguar se me këtë bimë mund t'i shëroni edhe problemet me kolesterolin e lartë, disa sëmundje të zemrës. Për të hequr qafe kapsllëkun, çdo mëngjes në lukth të zbrazët, konsumoni një lugë të lirit të papërpunuar. Edhe pse ndoshta nuk është i shijshëm, përtypeni sa më shumë të mundeni. Më të lehtë do ta keni ndoshta nëse e shkrini në një gotë me ujë të vakët, të cilin e lini të qëndrojë për gjashtë orë dhe ato fara i hani para gjumit.

(Kosova Sot Online)