Njihuni me trendin e fundit në ushtrime

  • 11 November 2019 - 15:15
Njihuni me trendin e fundit në ushtrime

Megjithëse e vjetër rreth 5.000 vite, joga jo vetëm se ka mbijetuar, por po afirmohet edhe më shumë, si metodë efikase dhe parandaluese. Trendi i fundit kur joga është në pyetje është "Snowga". Ky është një term i kombinuar i sporteve dimërore me jogë, por se ushtrimet bëhen në ambient të hapur, në borë. Aplikuesit e kësaj mënyre të ushtrimeve pohojnë se ka shumë përfitime, madje edhe më shumë se joga klasike, e cila aplikohet në ambiente të mbyllura.

Këtë disiplinë e ka menduar Ann Anderson në vitin 2012. Ushtrimet fillojnë herët në mëngjes, në ambient të hapur. Sikurse edhe te joga klasike bëni ngrohje, ekuilibër, meditim, ushtrime fliksibile dhe teknika të frymëmarrjes. Ky lloj i ushtrimeve nga joga klasike dallon, pasi që ushtrohet në ambient të hapur. Instruktorë të kësaj disipline pohojnë se pikërisht për faktin se ushtrimet bëhen jashtë, në vete përmban një përparësi në krahasim me ushtrimet që bëhen brenda. Po ashtu, përparësi është se qëndrimi në ajër të freskët më shpejt kthjell mendjen dhe efekti i meditimit është më i mirë. Bardhësia e borës gjithsesi është një rreth inspirues për të ushtruar. 

(Kosova Sot Online)