Eliminoni dhimbjet e shpinës me ndihmën e masazhit të shputës së këmbës

  • 11 November 2019 - 15:17
Eliminoni dhimbjet e shpinës me ndihmën e masazhit të shputës së këmbës

Ae keni ditur se mund ta gjeni shpinën tuaj në shputën e këmbës. Pikërisht aty projektohen të gjitha problemet e shpinës, e hasen në formë të pikave të dhimbjes. Me masazhin e shputave të këmbës, lirohet tensionimi në shpinë, zhduket dhimbja dhe ngërçet. Rezultatin e masazhit mund ta ndjeni pas herës së parë. Pos kësaj, masazhi i shputës së këmbës pos se është argëtim, është edhe shumë i shëndetshëm.

MASAZHI I THEMBRAVE KUNDËR DHIMBJEVE NË SHPINË

Për fillim, nevojitet ta gjeni 'shpinën' në thembra. Uluni këmbëkryq. Merrni në dorë shputën e këmbës. Linja midis thembrës dhe gishtit të madh në pjesën e brendshme është projektimi i shpinës suaj. Me gishtin e madh të dorës shtypni këtë linjë në drejtim të thembrës dhe nga gishti i madh i këmbës. Nëse në shpinë ekzistojnë probleme, do ta gjeni reflektimin. 


(Kosova Sot Online)