Këshillat e gabuara rreth shëndetit

  • 12 November 2019 - 10:15
Këshillat e gabuara rreth shëndetit

Shfaqjet e gabuara, në të cilat besojmë, barten nga gjenerata në gjeneratë. Ka ardhur koha t'i largojmë këto dyshime.

NJOLLAT E BARDHA NË THONJ TREGOJNË MUNGESËN E KALCIUMIT?

Kjo nuk është shenjë e kurrfarë mungese, por vetëm pak çrregullim në rritjen e thonjve dhe nuk tregon asnjë sëmundje serioze. Keratina rritet në formë të pllakave, të cilat sigurojnë njëra-tjetrën dhe nëse disa lidhje janë më të dobëta, kjo manifestohet me njolla të bardha.

DËMTOJMË SHIKIMIN KUR LEXOJMË APO SHKRUAJMË NË GJYSMERRËSIRË?

Ndjenja e pakëndshme vjen nga lodhja kalimtare të aparatit të syrit, i cili shfaqet si pasojë e lodhjes shtesë që të përshtatet syri me kushtet specifike. Edhe kur shohim objekte të dyfishuara apo trefishuara, rrjeta e muskujve të syrit mbetet e paprekur.

ËSHTË MIRË TË MOS MERREN PILULA KONTRACEPTIVE, QË TË PUSHOJË ORGANIZMI?

Pilulat nuk shkaktojnë helmim. Analizat kanë treguar se këto pilula mbrojnë nga endometrioza dhe cistat në vezore.

DUHET TË SHMANGIM LËVIZJET NËSE NA DHEMB SHPINA?

Është krejt e kundërta, sugjerohen ushtrime fizike. Pushimi i tepërt dëmton muskujt dhe relaksimin e tyre.

(Kosova Sot Online)