Top ushqimet, që ju bëjnë të dukeni të lodhur

  • 12 November 2019 - 10:28
Top ushqimet, që ju bëjnë të dukeni të lodhur

Janë disa lloje të ushqimit që nxitin punën e trurit, duke kthjelluar kujtesën. Por, janë edhe disa lloje të tjera të ushqimit, që ju bëjnë të dukeni të lodhur.

KRIPA

Përderisa pak kripë në ushqim është i domosdoshëm, ushqimet me sasi të lartë të kripës mund t'ju dehidrojnë, duke e tharë lëkurën tuaj dhe duke ju bërë të dukeni shumë më të lodhur se sa që jeni në të vërtetë. Përcaktohuni për nivel më të ulët të kripës dhe kërkoni ushqime me fibra dhe bimë, në vend të kripës.

MISHI I KUQ

Nuk keni pse të shndërroheni në vegjetarian, por nëse e konsumoni më shumë se njëherë në javë, do të keni njolla, që i shkakton substanca në mishin e kuq dhe që i vështirëson muret e enëve të gjakut. Nëse nuk dëshironi të hiqni qafe mishin e kuq, atëherë së paku konsumojeni më pak se njëherë në javë.

ËMBËLTUESIT ARTIFICIALË

Sheqeri promovon inflamacionet, por edhe ëmbëltuesit artificialë janë po aq të dëmshëm kur bëhet fjalë për dukjen e lodhur. Ëmbëltuesit artificialë përmbajnë "aspartam", që është një ëmbëltues artificial që përcillet me dhimbje e po ashtu mund t'ju bëjë të varur nga sheqeri. Zgjidhni ushqime me sheqer natyral, për të shmangur dukjen e lodhur.

USHQIMET PIKANTE

Janë të mira për metabolizmin, por jo edhe ideale për lëkurën, pasi që e irriton atë, duke shkaktuar tkurrjen e lëkurës dhe enët e gjakut. Kjo e bën më pak të shkëlqyeshme lëkurën tuaj, duke ju bërë të dukeni më të lodhur. Nëse ushqimi juaj vjen pikant, atëherë do të ishte mirë ta ndryshoni këtë shprehi.

ALKOOLI

Gjithçka më shumë se një gotë e verës në darkë, në masë serioze mund t'ju dehidrojë, duke ju bërë të dukeni të lodhur dhe ta humbni shkëlqimin në lëkurën tuaj. Nëse nuk mund të shmangni pijet alkoolike, provoni pijet alternative midis një mase të alkoolit dhe ujit, ashtu që të mos e dehidroni veten tuaj.

ËMBËLSIRAT

Sheqeri në ëmbëlsira në fillim do t'ju dhurojë një ngritje në insulinë, por që pas pak përcillet me një rënie të shpejtë, e kjo do t'ju bëjë të dukeni shumë të lodhur. Pos që ju bën të dukeni të lodhur, ju dhurojnë edhe qeskat nën sy. Do të ishte mirë ta kontrolloni nivelin e sheqerit, sidomos në etiketën e artikullit, të cilin e konsumoni përmes ëmbëlsirave.

(Kosova Sot Online)