Katër mënyra të thjeshta që ta largoni dhimbjen e dhëmbit

  • 12 November 2019 - 14:49
Katër mënyra të thjeshta që ta largoni dhimbjen e dhëmbit

Nuk ekziston ndonjë person, i cili së paku një herë në jetën e tij nuk ka pasur probleme me dhimbjen e dhëmbit. Në vijim ju paraqesim disa mënyra për ta ndalur dhimbjen para se të shkoni te stomatologu.

AKULLI Një ndër ilaçet më të thjeshta dhe më efektive kundër dhimbjes së dhëmbit është akulli. Disa pjesë të akullit i vendosni në peshqir dhe i mbështetni në fytyrën pranë vendin ku keni dhimbje. Akulli vret nervin e dhëmbit, duke ndikuar në ndaljen e dhimbjes.

ASPIRINA Tabletën e aspirinës e bëni pluhur. Më pas me gisht e vendosni në dhëmbin me dhimbje. Pas 20 deri 30 minutash do ta ndjeni lehtësimin.

ALKOOLI Konsumimi i alkoolit nuk ju ndihmon, por mbajtja e një pije të fortë alkoolike në gojë, përkatësisht në dhëmbin me dhimbje ju ndihmon. Alkooli vret dhimbjen.

UJI I NJELMËT Një lugë kripë të kuzhinës e përzieni në një gotë me ujë të ngrohtë derisa të tretet. Ujin e mbani në gojë dhe shpëlani gojën, e më pas e pështyni. Përsëriteni këtë mënyrë derisa të mos e zbrazni gotën.


(Kosova Sot Online)