Vuani nga dhembja e kokës? Konsumoni më pak kripë!

  • 13 November 2019 - 12:31
Vuani nga dhembja e kokës? Konsumoni më pak kripë!

Zvogëlimi i konsumimit të kripës në 6 g në ditë do të ndikojë që kokëdhembjet tuaja të rrallohen për 30%. Kjo për shkak se zvogëlimi i konsumimit të natriumit (nga kripa) ndikon në uljen e shtypjes së gjakut, e cila edhe e shkakton dhembjen e kokës. Zvogëlimi i konsumimit të kripës për rreth 3 g, gjë që korrespondon me një gjysmë luge të vogël - mund ta zvogëlojë dhembjen e kokës deri në 31", thotë një studim i bërë nga ekspertët e universitetit amerikan "John Hopkins".

Përpos kësaj, hipertensioni e rrit rrezikun edhe nga goditja në tru, në zemër, pamjaftueshmëria e zemrës dhe te sëmundjet e veshkave, shtimi në peshë, osteoporoza, e bile edhe te disa lloje të kancerit. Hapi i parë për zvogëlimin e konsumimit të kripës do të ishte ndërprerja e shprehisë për t'i shtuar gjellës automatikisht kripë gjatë ngrënies. Duhen evituar edhe ushqimet e tymosura (mishi), sallamet dhe ushqimet grimcuese, të cilat për nga definicioni përmbajnë shumë kripë.

(Kosova Sot Online)