Erëzat e fuqishme që shërojnë kancerin, diabetin dhe shumë sëmundje të tjera

  • 13 November 2019 - 12:35
Erëzat e fuqishme që shërojnë kancerin, diabetin dhe shumë sëmundje të tjera

QIMNONI PARANDALON KANCERIN

Nuk është asgjë për t'u befasuar pse shumë lloje të kancerit shfaqen rrallë në Indi, pasi erëza qimnon është një ushqim i shpeshtë. Hulumtuesit tregojnë se kjo erzë ndalon enzimat, të cilat ndihmojnë qelizat kancerogjene të pushtojnë indet e shëndosha, por edhe të zhvillojnë tumore të reja në enët e gjakut. Përdorni 6 lugë apo 1/2 e lugës pluhur në ditë. Hidhni një gotë perime si patate të ëmbla, lulelakër në vaj ulliri duke shtuar pluhurin e erzës qimnon. Vlojeni në 300 gradë për 25 minuta dhe shtoni pak kripë, piper.

KANELLA SHËRON DIABETIN

Personat që vuajnë nga diabeti, tipi 2, hasin në vështirësi në përpunimin e insulinës, e cila urdhëron qelizat e gjakut ta largojnë sheqerin shtesë. Por, studimet kanë zbuluar se kanella posedon një substancë, e cila mundet t'ju ndihmojë qelizave me insulinën. Provojeni të merrni 1/4 apo 1/2 e lugës në ditë. Përzieni ½ e kanellës shtoni 2 lugë gjalpë kikiriki e po ashtu edhe disa rriska mollë.

XHENXHEFILI QETËSON TË VJELLAT, RELAKSON

Tekstet e lashta kineze të cilat datojnë që në shekullin e katërt p.e.r. kanë vlerësuar përparësitë e xhenxhefilit dhe mjekësia moderne ka dalë të sigurojë prova shkencore se substanca që gjendet në xhenxhefil, qetëson nervin pranë trurit të nxit të vjellat. Përzieni një lëng me lugë të madhe të xhenxhefilit të freskët dhe përdoreni katër herë në ditë. Po ashtu, mund të shtoni 1/2 e lugës xhenxhefil në sallatën tuaj me tunë dhe të hidhni disa pika vaj susami.

ROZMARINA PËRMIRËSON KUJTESËN

Rozmarina është përdorur shumë vjet më parë. Sipas ekspertëve dhe mjekëve, acidet me të cilat është e pasur rozmarina parandalojnë një neurotransmetues, i cili është esencial që dërgon në dështimin e kujtesës. Provoni 1 deri dy lugë në ditë. Shtoni rozmarinën në një shurup të thjeshtë me ujë dhe sheqer. Vlojeni dhe e leni të qëndrojë përafërsisht për 10-15 minuta. Po ashtu mund ta shtoni në një sallatë vjeshtore me mollë të copëtuar, dardhë dhe rrush të zi.

BORZILOKU SHËRON FTOHJET

Borziloku është shumë e pasur me antioksidues që ndihmojnë në forcimin e sistemit imun të njeriut. Po ashtu lufton bakterin që edhe në fakt e shkakton ftohjen. Provoni 1 deri 2 lugë në ditë. Përdorni një enë, e cila për tre deri pesë minuta ka vluar së bashku me disa karkaleca dhe shtoni 1 lugë borzilok të sopëtuar. Ose mund ta përzieni me mjaltë. Më pas e mbuloni me disa lugë borzilok të copëtuar.

HUDHRA UL KOLESTEROLIN

Megjithëse hulumtuesit nuk pajtohen për faktin se hudhra ndikon në uljen e kolesterolit, por nëse i bazohemi studimit të ekspertëve nga instituti "Pauling", atëherë njerëzit që për tre muaj rresht në ushqimin e tyre kishin shtuar hudhër, nivelin e kolesterolit e kishin ulur prej 6 deri në 11 për qind. Kjo ndodh pasi që hudhra është një antioskidues që mund ta parandalojë oksidimin e kolesterolit në arterie. Provoni që sa më shpesh dhe në sasi sa më të madhe të jenë në menynë tuaj.

(Kosova Sot Online)