Ushqimet që shkrijnë kaloritë

  • 14 November 2019 - 15:08
Ushqimet që shkrijnë kaloritë

Ekzistojnë ushqime që mund t'i konsumoni për çdo ditë, e ato ju ndihmojnë t'i shkrini kilogramët e tepërt dhe të humbni në peshë. Provoni që këto ushqime sa më shumë t'i shtoni në menynë tuaj, por mos harroni edhe në efektin e ushtrimeve

GREJPFRUTI

Përshpejton metabolizmin dhe ndihmon në humbjen apo shkrirjen e kalorive. Është i pasur me fibra dhe ndihmon në stabilizimin e nivelit të sheqerit në gjak.

SELINO

Ka një fshehtësi shumë të thjeshtë, përmban shumë pak kalori, e njëkohësisht edhe i shkrinë ato. Përmban shumë ujë dhe është zgjedhje e hatashme nëse jeni në dietë.

ÇAJI I GJELBËR

Hulumtimet kanë vërtetuar se çaji i gjelbër ndihmon në shkrirjen e dhjamit dhe yndyrave në bark. Është përplot me antioksidues dhe është një nga pajisjet më të mira për forcimin e metabolizmit.

AMINOACIDET OMEGA 3

Shkencëtarët e kanë vërtetuar se aminoacidet omega 3 ndikojnë si rregullator i metabolizmit dhe kontrollojnë shkrirjen e yndyrave. Pasi që trupi ynë nuk i prodhon,

nevojitet t'i hani artikujt e pasura me to apo t'i përdorni në formën e suplementeve.


(Kosova Sot Online)