Uji dhe supa e yndyrshme shërojnë dhimbjet e kokës pas dehjes

  • 15 November 2019 - 10:43
Uji dhe supa e yndyrshme shërojnë dhimbjet e kokës pas dehjes

Kur të konsumohen sasi të larta të pijeve alkoolike, sheqeri në gjak bie, trupi dehidrohet, e në gjak dhe në tru depërton alkooli, i cili ndikon në dehjen. Alkooli është helmues, prandaj më pas shfaqen edhe dhimbjet e kokës. Dhimbjet e kokës pas dehjes fillojnë pasi që niveli i alkoolit në gjak bie, e më pas këto dhimbje mund t'i lehtësoni përmes konsumimit të lëngjeve. Kjo sidomos vlen te ata persona ku përfshihen simptoma si diarre, djersitje dhe të vjella.

Nëse ndiheni kështu, pini ujë dhe lëngje për ta shmangur dehidrimin. Por, uji dhe lëngjet duhet t'i pini ditën që pason. Ideja se një pije alkoolike ndihmon simptomat pas dehjes janë të gabuara. Pos ujit dhe lëngjeve natyrale, sugjerohet të provoni edhe supë të pastër me mish, pasi që ajo do të kompensojë kripën e humbur. Pos supës me mish, në kthjellimin tuaj dhe në ndaljen e dhimbjeve të kokës pas alkoolit ndihmojnë edhe karbohidratet. Pos kësaj, shumë njerëz derisa pinë harrojnë të hanë ushqim, e kjo shkakton rënien e madhe të nivelit të sheqerit në gjak.

(Kosova sot Online)