Fasulja e zezë ul shtypjen e gjakut dhe redukton sëmundjet degjeneruese

  • 15 November 2019 - 15:19
Fasulja e zezë ul shtypjen e gjakut dhe redukton sëmundjet degjeneruese

Fasulet e zeza përmbajnë proteina,të cilat veprojnë si antioksidues.Ato mund ta ulin shtypjen e lartë të gjakut dhe të largojnë helmet nga trupi .Të gjitha këto të dhëna vijnë pas studimeve që janë bërë në Universitetin Kombëtar Meksikan.

PREMTOJNË ZEMËR TË SHËNDETSHME

Hulumtuesit në fasulet e zeza i kishin izoluar dy proteinat kryesore, me të cilat është e pasur fasulja e zezë. Bëhet fjalë për fasolinën dhe lektinën. Më pas, këto dy proteina ishin testuar, duke përdorur simulime kompjuterike. Ata më pas kishin zbuluar se këto dy proteina kishin efekt relaksues, që do të thotë se ishin në gjendje të largojnë helmet e shumta nga trupi. "Përmes këtij studimi është zbuluar esenca e fasuleve dhe është identifikuar se përmban shumë nutriente, si karbohidrate, proteina, yndyra të dobishme, që i kanë efektet e ngjashme si një antioksidues", thotë Gloria Davila Ortiz, e cila njëherësh edhe ishte udhëheqësja e studimit. Zbulimet në njëfarë forme shpjegojnë faktin pse fasulja e zezë është kaq e dobishme për shëndetin e zemrës. Hulumtuesit kanë shprehur shpresën se zbulimet e reja mund të ndikojnë në trajtimet e tjera parandaluese dhe trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare, duke pasur objektiv kryesor stresin oksidues dhe shtypjen e lartë të gjakut. "Proteinat, të cilat gjenden në fasulen e zezë, kanë përparësi biologjike, pasi që ndihmojnë në uljen e glukozës, kolesterolin dhe trigliceridet", thotë Davila Ortiz. "Falë substancave në fasulet e zeza, dietat për personat që janë të prekur nga diabeti, është vërtetuar se niveli i glukozës kishte rënë. Në të ardhmen ne mëtojmë të zhvillojmë prodhime që përmbajnë proteina që mund të përdoren në parandalimin e sëmundjeve".

SUPER-USHQIMI QË LIHET ANASH PA TË DREJTË

Fasulja e zezë është bazë për shumë dieta në mbarë botën, e po ashtu është një ushqim jo i shtrenjtë, pasi që përmban preparate që ju humbin në peshë dhe nutriente. Fasulet janë të pasura me nutriente esenciale, ku një gotë me fasule të zeza përmban fibra (59.8 për qind e dozave të rekomanduara për një ditë), proteina (30.4 për qind), hekur (20 për qind), folate (64 për qind), magnez (30.1 për qind), mangan (38 për qind), molibden (172 për qind), fosfor (24 për qind), triptofan (56.2 për qind) dhe vitamina B1 (28 për qind). Fibrat e tretshme, me të cilat është e pasur fasulja e zezë, është vërtetuar se redukton kolesterolin. Në fakt, studimet kanë vërtetuar se konsumimi i fasuleve të zeza redukton nivelin e kolesterolit të keq, duke shtuar nivelin e kolesterolit të mirë. Fasulet po ashtu janë të pasura me fitonutriente, të cilat tani cilësohen si shumë të shëndetshme. Në bazë të një studimi nga Departamenti amerikan, tri nga katër ushqimet më të pasura me antioksidues janë fasulet. Një tjetër studim, që është bërë nga Universiteti në Kollorado, ka zbuluar se fasulet e kuqe janë të pasura me antioksidues, përderisa fasulja e zezë ishte radhitur e dyta. Antioksiduesit largojnë radikalët e lirë nga trupi dhe besohet se ulin rrezikun nga sëmundjet kronike dhe ngadalësojnë efektin e plakjes. Fasulet e zeza janë të pasura me shumë antioksidues, prandaj edhe ulin rrezikun për t'u prekur nga diabeti, mbipesha, sëmundjet degjeneruese dhe lloje të ndryshme të kancerit.

(Kosova Sot Online)