Nuk konsumoni mjaftueshëm fruta dhe perime? Këto janë problemet nga të cilat rrezikoheni

  • 15 November 2019 - 18:43
Nuk konsumoni mjaftueshëm fruta dhe perime? Këto janë problemet nga të cilat rrezikoheni

Konsumimi i frutave dhe perimeve është diçka e nevojshme për organizmin dhe njëkohëshisht shumë e shëndetshme. Këshillohet të konsumoni pesë racione frutash dhe perimesh në ditë, por jo të gjithë e bëjnë këtë gjë. Duhet të dini se ka disa rreziqe që ju kanosen nëse nuk konsumoni mjaftueshëm fruta dhe perime. Cilat janë?

Mungesë vitaminash dhe mineralesh 

Frutat dhe perimet ofrojnë një thesar ushqyesish të dobishëm për shëndetin. Këtu përfshihen vitaminat, mineralet dhe antioksidantët. Mungesa e tyre shkakton një sërë problemesh dhe u hap rrugën sëmundjeve.

Probleme me tretjen

Mungesa e vitaminave dhe mineraleve shkakton probleme me tretjen. Frutat dhe perimet përmbajnë fibër dhe celulozë, e cila lehtëson nxjerrjen e mbetjeve ushqimore nga trupi. Në mungesë të tyre do të ndiheni më të fryrë dhe do të keni një tretje problematike.

Rreziku i tumoreve rritet

Ekspertët paralajmërojnë se nuk ka ushqim në botë që e mbron njeriun nga kanceri. Megjithatë, frutat dhe perimet kanë tendencën ta ulin këtë rrezik duke mbrojtur qelizat e shëndetshme nga radikalet e lira. Ushqimet më të mira janë: barishtet, agrumet, patatet e ëmbla, kungulli dhe karrotat.

Mbipesha

Nëse nuk hani mjaftueshëm fruta dhe perime atëherë me siguri ushqeheni me ushqime të shpejta, kalorike dhe plot yndyrë. Gjasat që të shtoni peshë janë shumë të mëdha dhe po aq edhe vështirësia për humbjen e kilogramëve të tepërt.

(Kosova Sot Online)