Për të pasur më shumë energji

  • 16 nëntor 2019 - 09:25
Për të pasur më shumë energji

Më së miri është që ditën ta filloni me kafjall, i cili do t'i japë organizmit "karburantin" e nevojshëm për kryerjen e të gjitha obligimeve ditore. Është mirë që, përpos kafjallit, në mëngjes të dëgjoni edhe muzikë të mirë, e cila ua rritë disponimin dhe ju bën që të ndiheni falënderues për tërë ato të mira që i keni. Kafjalli është shujta më e rëndësishme e ditës, prandaj anashkalimi i tij mund të shkaktojë probleme të ndryshme shëndetësore.

Ngrënia e rregullt e shujtës së kafjallit e rritë disponimin, e evitimi i tij lodhë dhe sfilitë. Por, duhet pasur kujdes se çka hamë. Për kafjall preferohen fibrat, kurse sheqeri duhet të evitohet, bashkë me kolesterolin dhe yndyrat e ngopura. Pak muzikë të mirë bën mrekulli për përmirësimin e disponimit. Përpos kësaj, përkujtoni të gjitha ato për të cilat ndiheni falënderues që i keni. Nëse, krahas kësaj, arrini që, para se të shkoni në punë, të ushtroni paksa, atëherë vetëm sa do të ndiheni edhe më mirë.

(Kosova Sot Online)