Pse fëmijët duhet të qëndrojnë sa më larg ushqimeve të shpejta?

  • 16 November 2019 - 14:45
Pse fëmijët duhet të qëndrojnë sa më larg ushqimeve të shpejta?

Edhe pse e preferojnë së tepërmi dhe ne, si prindër, shpesh bëjmë lëshime para kërkesave të tyre, studimi më i ri thotë se fëmijët nuk duhet as t'ua ndiejnë erën ushqimeve të shpejta (fast food). Ato ushqime thjesht, nuk janë për fëmijë. Përpos që janë tepër të yndyrshme, të varfra me përbërës ushqimorë dhe plot me substanca të ndryshme kimike, ekziston edhe një arsye pse vogëlushët nuk duhet t'i hanë këto ushqime. Ato janë të këqija për trurin e fëmijëve.

Studimi i ri ka treguar se fëmijët të cilët shpesh konsumojnë ushqime jo të shëndetshme, arrijnë një sukses më të keq në shkollë. Tre vjet më parë studiuesit kishin filluar ta përcillnin suksesin e fëmijëve dhe shprehitë e tyre ushqimore. Me këtë rast, ata kishin konstatuar se fëmijët që konsumonin ushqime të shpejta, arrinin sukses shumë më të keq sesa fëmijët që konsumonin ushqime të llojllojshme. Por, fëmijët pjesëmarrës në këtë studim, ushqimet e shpejta i konsumonin çdo ditë, prandaj mos u brengosni nëse fëmija juaj i ha ato një herë në javë, apo edhe më rrallë. 

(Kosova Sot Online)