Dieta 2+1 për humbje të kilogramëve

  • 17 November 2019 - 08:47
Dieta 2+1 për humbje të kilogramëve

Dieta 2+1 lejon konsumimin e të gjitha ushqimeve, por theksohen perimet. Këshillohet që pjatën ta mbushni me dy porcione perime dhe një porcion mish. Me fjalë tjera, te secila shujtë, 75 për qind e pjatës të mbushet me perime (dy të tretat), e pjesa tjetër (një e treta) me proteina sipas dëshirës, mish, peshk, vezë apo sojë.

Dieta 2 plus 1 bazohet në principin e konsumimit të më shumë ushqimi me pak vlerë kalorike. Perimet me gjethe të gjelbër janë të pasura me fibra dhe ofrojnë ndjenjën të qenët të ngopur. Kjo dietë ju largon nga ushqimet me shumë kripë dhe me sheqer.  

Për të arritur rezultate optimale, kufizojeni porcionin e proteinave në 80 gramë për shujtë - hani mish të bardhë pa yndyrë, peshk të pasur me aminoacide omega 3 apo ushqim vegjetarian si karota, selino, lakër. Nutricistët pohojnë se dy javë të aplikimit të këtij regjimi mund të humbni deri në pesë kilogramë.

(Kosova Sot Online)