Lëngjet nga panxhari dhe karota pas festave jua kthejnë energjinë

  • 17 November 2019 - 14:58
Lëngjet nga panxhari dhe karota pas festave jua kthejnë energjinë

Pas festave, kur e keni tepruar me ushqime, është koha për ushqime më të lehta. Zgjedhja më e mirë janë lëngjet e shëndetshme, të cilat lehtë përgatiten.

LËNGU NGA PANXHARI DHE KAROTA

Përbërësit: Një panxhar i madh, 2 karota, 1 mollë, 1/2 e limonit, pas xhenxhefil. Përgatitja: Panxharin, karotat dhe mollën i pastroni dhe i ndani në rriska. Qëroni limonin dhe e pastroni e xhenxhefilin e copëtoni. Të gjithë përbërësit i vendosni në blender dhe i përzieni. Sipas dëshirës, zbukurojeni me jogurt.

KOKTEJ I SHËNDETSHËM ME PERIME

Përbërësit: Hudhër, 3 fletë brokoli, spinaq, 5 karota, kripë, uthull molle, vaj ulliri. Përgatitja: Të gjitha perimet i vendosni në blender dhe i përzieni. Konsumoni menjëherë dhe mund ta erëzoni sipas shijes suaj.

"SMOOTHIE" I SHËNDETSHËM

Përbërësit: 4 domate, 1/2 e trangullit, 1/2 e specit të gjelbër, hudhër, 2 kërcej selino. Përgatitja: Të gjitha perimet i pastroni, i copëtoni dhe u futni në blender. Sipas dëshirës shtoni dhe pak lëng limoni dhe mjaltë. 

(Kosova Sot Online)