Zbulohet proteina e cila e shëron ebolën, hepatitin dhe kancerin e trurit

  • 18 November 2019 - 09:50
Zbulohet proteina e cila e shëron ebolën, hepatitin dhe kancerin e trurit

Shkencëtarët amerikanë ia kanë dalë ta zbulojnë apo identifikojnë proteinën, për të cilën besojnë se shëron një numër të madh sëmundjesh. Ata përdorin një kombinim ilaçesh, përfshirë këtu edhe viagrën, e cila në mënyrë efektive gjendet në këtë proteinë.

Hulumtuesit nga Amerika kanë ardhur në përfundim se proteina "GRP78", mund të shkatërrojë viruse dhe infeksione bakteriale të rrezikshme te njerëzit, si: ebola, influenca dhe hepatiti, si dhe gjen rrugën për tek ilaçi kundër kancerit në tru. Si rezultat, hulumtuesit ia dalin të parandalojnë grumbullimin e viruseve në qelizat e infektuara, shkaku i të cilave bakteret janë rezistente ndaj antibiotikëve.

(Kosova Sot Online)