Edhe njëherë vërtetohet se mishi i kuq shkakton kancerin

  • 18 November 2019 - 10:29
Edhe njëherë vërtetohet se mishi i kuq shkakton kancerin

S hkencëtarët kanë ardhur deri te zbulime të reja për të cilat besojnë se vërtetojnë ndërlidhjen midis mishit të kuq dhe kancerit. Edhe pse mishi i kuq dhe kanceri ndërlidhen tash e një kohë të gjatë, zbulimet e deritanishme ishin në drejtim të kundërt. Ekipi i shkencëtarëve nga universiteti në Kaliforni ka zbuluar se mishi i kuq përmban sheqer, të cilin në mënyrë natyrale e prodhojnë kafshët. Sheqeri i cili gjatë studimeve ishte identifikuar si "Neu5Gc", te minjtë kishte shkaktuar tumore, e rezultatet kanë dhuruar zbulimin revolucionar rreth mënyrës në të cilën konsumohet mishi i kuq dhe si mes nejçëve shkakton kancerin.

Sipas shkencëtarëve, ky lloj i sheqerit është një katalizator për shumë lloje të kancerit. Shkencëtarët pohojnë se mishi i kuq ndikon mirë në organizëm, sepse trupit i ofron proteina, vitamina dhe minerale. Por, njerëzit duhet të konsumojnë më pak se 70 gramë ose më pak në ditë. Ky studim ka thyer shumë mite dhe studime të tjera që pohonin se vetëm mishi i përgatitur në skarë shkakton kancerin.

(Kosova Sot Online)