Zbulohet ilaçi për alergji ndaj kikirikëve

  • 18 November 2019 - 18:10
Zbulohet ilaçi për alergji ndaj kikirikëve

Shkencëtarët britanikë kanë bërë një hap të madh në luftën për shërim të fëmijëve që vuajnë nga alergjia ndaj kikirikëve. Një formë e imunoterapisë me sukses e ka mundur alergjinë e katër prej pesë fëmijëve që kanë pasur reagime alergjike të rrezikshme për jetën nga kikirikët. Trajtimi zhvillohet duke i ekspozuar fëmijët ndaj sasive të vogla të kikirikëve dhe atë në formë të pluhurit të përzier me ushqim tjetër. Ajo sasi e vogël vazhdimisht është rritur në tre ose katër muajt në vijim.

Në fillim trajtimi bëhet në spital, për shkak të reagimit të bujshëm të mundshëm alergjik, e më pas atë mund ta mbikëqyrin prindërit në shtëpi. Në funt të trajtimit, fëmijët e moshave mes 7 dhe 16-vjeçare, kanë qenë në gjendje që t'i hanë madje pesë kikirikë menjëherë, ka zbuluar studimi i spitalit 'Addenbrooke' në Kembrixh.  

(Kosova Sot Online)