Çelësi për jetëgjatësi? Një tas qull me drithëra

  • 19 nëntor 2019 - 09:17
Çelësi për jetëgjatësi? Një tas qull me drithëra

Një tas i vogël me qull, për çdo ditë, do të mund të ishte çelësi për një jetë të gjatë dhe të shëndetshme, thonë shkencëtarët. Në këtë studim të madh kishin marrë pjesë rreth 100.000 njerëz për më shumë se katër vjet, dhe ishte zbuluar se drithërat reduktojnë rrezikun nga vdekja si pasojë e sëmundjeve të zemrës. Ata thonë se një porcion ditor prej 28 gramë me drithëra ishte përcjellë me një shkallë të ulët të vdekshmërisë prej 5 për qind. Megjithëse tash është potencuar se drithërat ofrojnë shumë dobi për shëndetin, është hera e parë që hulumtuesit kanë shikuar me kujdes ndikimin e drithërave në jetëgjatësinë.

Sipas hulumtuesve, konsumimi i drithërave redukton normat e vdekjes, si pasojë e sëmundjeve të zemrës, por jo edhe nga kanceri. Secila shujtë e shërbyer me drithëra po ashtu ulë shkallën e vdekjes për 9 për qind te sëmundjet kardiovaskulare. Pas hulumtimeve, ishte vërtetuar se konsumimi i drithërave nuk ndërlidhej me uljen e rrezikut të vdekjeve nga kanceri. Duke shkruar për revistën "JAMA Internal Medicine", autorët, të udhëhequr nga Dr. Hongyu Wu, thonë: 'Këto zbulime mbështesin udhëzimet e rekomanduara për rritjen e konsumimit të drithërave, pasi që janë masë parandaluese për sëmundjet kronike'.

(Kosova Sot Online)