Ushqimet që parandalojnë zbardhjen e flokëve

  • 19 November 2019 - 09:20
Ushqimet që parandalojnë zbardhjen e flokëve

Thinjat zakonisht ndërlidhen me moshën. Sido që të jetë, a e dini se jo gjithçka lidhet me gjenet kur kemi të bëjmë me thinjat? Nëse konsumoni ushqime të caktuara, do të merrni sasi të nevojshme të vitaminave dhe mineraleve, që do të ndikojnë që flokët ta mbajnë ngjyrën origjinale.

MANAFERRAT

Manaferrat njihen për faktin se janë shumë të pasura me vitamina C. Si një antioksidues që është, vitamina C është e domosdoshme për shëndetin e flokëve dhe të lëkurës. Ky nutrient nxit prodhimin e kolagjenit e po ashtu edhe neutralizon radikalet e lira, të cilat përshpejtojnë procesin e plakjes. Pasi që thinjat e flokëve ndërlidhen me moshën, nëse konsumoni shumë manaferra, do të dukeni më të ri në moshë.

PERIMET ME GJETHE TË GJELBËR

Që të gjithë e dimë se perimet me gjethe të gjelbër janë të mbushura me antioksidues dhe fibra dietale. Po ashtu posedojnë vitamina B, të cilat janë të domosdoshme për shëndetin e lëkurës së kokës. Natyrisht, ushqimi i lëkurës së kokës është mënyra më e mirë që problemet e kokës t'i mbani larg, përfshirë këtu edhe thinjat. Vitaminat B12 në perimet e gjelbra janë të domosdoshme për hormone të shëndetshme, që ndihmojnë në ruajtjen dhe largimin e thinjave.

ÇOKOLLATA

Bakri njihet si minerali që nxit prodhimin e melaninës, pigmenti i errët që lëkurës dhe flokëve ua dhuron ngjyrën e tyre. Konsumimi i çokollatës, sidomos ato gjysmë të ëmbla, mund t'ju ndihmojë që thinjat aspak të mirëpritura t'i mbajë larg kokës suaj. Nëse konsumoni çokollatën, atëherë pleqërinë do ta mbani larg e thinjat nuk do ta dëmtojnë flokun tuaj.

SALMONI

Aminoacidet omega-3 dhe proteinat, të cilat gjenden në salmon ndikojnë që ky lloj i peshkut të konsiderohet si shumë i shëndetshëm. Konsumimi i rregullt i tij është i mirë për organizëm të shëndetshëm, falë faktit se është pasur me selen. Seleni është një mineral i domosdoshëm për prodhimin e duhur të hormoneve në trup. Si masë shtesë, antioksiduesit ndihmojnë në mbrojtjen e veprimit të radikaleve të lira.

BAJAMET

Ngjashëm sikurse edhe çokollatat, edhe bajamet janë mjaft të pasura me mineralin e bakrit, i cili është i domosdoshëm në prodhimin e melaninës. Secili porcion i konsumuar me bajame, po ashtu trupin tuaj do ta furnizojë me vitamina E, një nutrient njohur ky, i cili jo vetëm se kujdeset për të pasur një lëkurë të shëndetshme, por kujdeset edhe për flokë të shëndetshme, pa thinja.

(Kosova Sot Online)