Si ta zgjidhni problemin e veshit të bllokuar?

  • 19 nëntor 2019 - 15:12
Si ta zgjidhni problemin e veshit të bllokuar?

Deri te bllokimi i veshit vjen për disa arsye, por nëse problemi është te grumbullimi i dyllit, dhe ekzistojnë disa këshilla për ta zgjedhur këtë problem. Para se të niseni te mjeku, ju paraqesim disa mënyra si ta zgjidhni këtë problem. Të gjithë ata që e kanë përjetuar këtë problem, e dinë se ky problem nuk është aspak i këndshëm, pasi që gjithmonë e keni atë ndjenjën se nuk dëgjoni mirë. Pra, merrni një enë me ujë të ngrohtë, në të cilën do të hidhni pak hidrogjen peroksid.

Pasi që ta keni përzier këtë masë, merrni një peshqir e lagni me masën e lëngshme dhe e vendosni në vesh. Ekziston edhe një mënyrë tjetër me këtë përzierje, duke shtuar disa pika të kësaj përzierjeje brenda në veshin tuaj. Këshilla e mjekut është që të rrini shtrirë për së paku 15 minuta, në mënyrë që lëngu të depërtojë thellë deri në veshin e brendshëm. Pos kësaj mënyre ekziston edhe një mënyrë tjetër për të zbutur këtë problem, që po ashtu shkakton dhimbje. Mund ta përdorni një bimë që quhet Bar Veshi, e cila rritet nëpër jashtë nëpër livadhe, por edhe në kulmet e shtëpisë. Mund të përgatitni një lëng me gjethet e saj dhe t'ia hidhni veshit.

(Kosova Sot Online)