A e dini si duket kafjalli i shëndetshëm?

  • 20 November 2019 - 10:13
A e dini si duket kafjalli i shëndetshëm?

Në vend të vezëve, salsiçeve, filloni të zgjidhni ushqime të shëndetshme.

ASGJË PA DRITHËRA

Nëse dëshironi të jeni të shëndetshëm dhe plot me energji, atëherë konsumoni drithëra. Një studim ka treguar se kafjalli me flluska dhe drithëra ju ndihmon të jeni më të përqendruar.

EDHE PROTEINAT JANË TË MIRËSEARDHURA, POR NË SASI TË VOGLA

Proteinat janë pjesë e rëndësishme e kafjallit të shëndetshëm, mes tjerash organizmit ia ofrojnë ndjenjën e të qenët të ngopur, që do të thotë se drekën do ta prisni të ngopur. Pra, pak proteina në mëngjes, me qumësht, jogurt apo vezë, por mos e teproni. Nëse i anashkaloni në kafjall, do ta ndieni nevojën t'i kompensoni në shujtat e ardhshme.

(Kosova Sot Online)