Receta për forcimin e imunitetit

  • 20 November 2019 - 14:56
Receta për forcimin e imunitetit

Kjo është një recetë shumë e thjeshtë për ta përgatitur, por edhe recetë e shpejtë. Mjafton një lugë në ditë e kësaj recete, në mënyrë që të mbroheni prej gripit dhe sëmundjeve të tjera virusale. Përbërësit: - 100 g rrush të thatë; - 150 g arra; - 100 g badem; - lëvroja e dy limonëve; - 100 g kajsia të thata' - 100 g kumbulla të thata; - 250-300 g mjaltë.

Përgatitja:

Përgatitja e kësaj recete është e lehtë. I futni në blender për shtrydhje rrushin e thatë, arrat, bademin dhe lëvoren e limonit. Në masë shtoni edhe lëngun e limonit, të cilin e keni shtrydhur paraprakisht. Më pas shtoni kajsitë dhe kumbullat e thata dhe gjithçka përzieni mirë. Krejt në fund shtoni dhe mjaltin dhe edhe një herë i përzieni mirë. E lini që të qëndrojë në një vend të errët për një apo dy ditë. Më pas masën mund ta përgatisni dhe ta konsumoni. Duhet ta ruani në frigorifer. 

(Kosova Sot Online)