Përse qumështi është i shëndetshëm?

  • 20 November 2019 - 14:58
Përse qumështi është i shëndetshëm?

Qumështi bie në rendin e prodhimeve më të mira dhe më të shëndetshme. Duhet ta konsumoni që nga mosha e hershme, së paku nga një gotë në ditë. Nëse jeni vegjetarian, atëherë qumështi i sojës është zgjidhja ideale për ju.

JA PSE KËTO DY PIJE JANË TË SHËNDETSHME PËR ORGANIZMIN

Qumështi ndihmon në kontrollimin e dëshirës për ushqim dhe ul rrezikun për t'u prekur nga osteoporoza. Përmban karbohidrate, proteina dhe yndyrë. Trupi do ta tretë për më gjatë, e për një kohë të gjatë ju nuk do ta ndjeni urinë. Qumështi është burim i shkëlqyer për kalcium dhe vitamina D, që janë të nevojshme për absorbimin e kalciumit. Përmes një hulumtimi është vërtetuar se qumështi me nivel të ulët të yndyrës dhe prodhimet e qumështit përshpejtojnë humbjen në peshë, sepse kalciumi nxit qelizat në shkrirjen e yndyrave. Nga ana tjetër, qumështi i sojës ul rrezikun nga shfaqja e sëmundjeve të zemrës. Përmban fibra të tretshme dhe proteina, të cilat ulin nivelin e kolesterolit të keq. Nëse e pini në vend të qumështit të lopës, zgjidheni atë të pasur me vitamina A dhe D dhe me kalcium. 

(Kosova Sot Online)