Jetëgjatësia nuk 'zvogëlohet' nga trajtimi intensiv i diabetit, tipi 1

  • 21 November 2019 - 08:59
Jetëgjatësia nuk 'zvogëlohet' nga trajtimi intensiv i diabetit, tipi 1

S tudimi i fundit ka zbuluar një lidhje midis trajtimit intensiv dhe normës modeste të uljes së shkallës së vdekjes. Studiuesit nga universiteti në Pitsburg i kanë përcjellë për 27 vjet rresht pacientët, të cilët vuajnë nga diabeti, tipi 1. Midis këtyre pacientëve, që kanë marrë trajtim intensiv me qëllim të reduktimit të nivelit të sheqerit në gjak, ishte ndërlidhur me reduktimin e lehtë të shkallës së vdekjes, krahasuar me trajtimin konvencional.

Përderisa efekti i terapisë intensive të diabetit për tipin 1 nuk ishte formuar, hulumtimet paraprake kanë zbuluar që reduktimi i sheqerit në gjak në diabetin e tipit 2 nuk kishte dërguar në reduktimin e shkallës së vdekshmërisë. Tipi 1 i diabetit është një gjendje kur trupi nuk prodhon insulinën e nevojshme që kërkohet për konvertimin e sheqerit në energji. Te tipi 2 i diabetit trupi nuk përdor insulinën që është prodhuar si duhet. Sipas Shoqatës Amerikane të Diabetit (ADA), 29.1 milionë amerikanë - rreth 9.3 për qind e popullatës - ishin të prekur nga diabeti në vitin 2012. Kjo shifër është rritur në krahasim nga viti 2010 për 25.8 milionë, ose 8.3 për qind.

(Kosova Sot Online)