Vaji i origanos për pengesa në tretje

  • 21 November 2019 - 14:52
Vaji i origanos për pengesa në tretje

Vaji i origanos rrjedh nga destilimi i luleve dhe gjetheve të bimës së origanos. Kjo është një bimë, që në bazë të disa hulumtimeve të shumë ekspertëve, e cila i takon grupit të bimëve si antibiotiku më i forte natyral. Ky vaj natyral me mundësi të shumta të përdorimit mund t'ju mbrojë prej infeksioneve të rrezikshme me baktere. Po ashtu përmban edhe substancën karvakrol, e cila me fuqinë e saj depërton në brendësinë e bakterit, duke ia lehtësuar sistemit imun për ta shkatërruar atë.

Hulumtime të shumta kanë vërtetuar përmes shumë fakteve se vaji i origanos në mënyrë efikase ndikon në shkatërrimin e baktereve dhe po ashtu nxit punën e sistemit imun në luftën kundër viruseve, kërpudhave dhe parazitëve të ndryshëm. Pos kësaj, vaji i origanos mund të ndihmojë edhe në luftën kundër infeksioneve përmes parazitëve të ndryshëm, si dhe ta zbut qarkullimin dhe depërtimin e tyre. Po ashtu nxit, përmirëson dhe forcon sistemin e tretjes, si dhe parandalon paraqitjen e kapsllëkut.


(Kosova Sot Online)