Shurupi shtëpiak për largimin e këlbazës

  • 24 November 2019 - 14:20
Shurupi shtëpiak për largimin e këlbazës

Nëse ju mundon kolla dhe keni vështirësi në largimin e këlbazës, përgatiteni shurupin shtëpiak.

Përbërësit:

-një lugë mëllagë të tharë -një lugë fara të lirit

-një lugë trumzë

-1 limon, i prerë në rriska

-250 ml ujë -250 g sheqer të vrugët Ujin e vendosni në enë, e më pas shtoni sheqerin e vrugët.

Kur sheqeri të shkrihet shtoni përbërësit tjerë dhe i zini në të njëjtën temperaturë për rreth 15 minuta.

Më pas një lugë të këtij shurupi e merrni tri herë në ditë. Shurupin e përdorni derisa të ndiheni më mirë, ruajeni në frigorifer.

(Kosova Sot Online)