Vitamina C i ndihmon kimioterapisë

  • 24 November 2019 - 17:14
Vitamina C i ndihmon kimioterapisë

Dozat e mëdha intravenoze të vitaminës C mund ta rrisin efikasitetin e kimioterapisë në luftë kundër kancerit, zbulojnë testimet laboratorike. Eksperimentet e shkencëtarëve amerikanë nga Universiteti i Kanzasit, janë bërë në kafshë dhe në mostra të qelizave njerëzore. Është zbuluar se aplikimi intravenoz i vitaminës C i rrit dukshëm shanset për shkatërrim të qelizave të kancerit të vezoreve, pa efekt negativ në qelizat e shëndetshme përreth.

Të dhënat e mbledhura nga 27 paciente me kancer të vezoreve sugjerojnë edhe sesi përdorimi i vitaminës C në mënyrë intravenoze, lidhet me gjasa më të vogla për paraqitje të efekteve anësore helmuese të kimioterapisë, shkruan revista profesionale 'Science Translational Medicine'. Shkencëtarët sqarojnë se vitamina C në afërsi të tumorit shndërrohet në peroksid të oksigjenit dhe në atë mënyrë vepron si rruazat e bardha të gjakut.  


(Kosova Sot Online)