Specat, të efektshëm në luftën kundër sëmundjes së Parkinson-it

  • 27 November 2019 - 17:33
Specat, të efektshëm në luftën kundër sëmundjes së Parkinson-it

Një studim i ri i publikuar në revistën ‘Annals of Neurology’ ka zbuluar se konsumimi i specit mund të ndikojë pozitivisht në tru dhe që është masë e mirë e parandalimit të zhvillimit të mundshëm të sëmundjes së Parkinson-it. Simptomat e kësaj sëmundjeje përfshijnë dridhjen e trupit, lëvizjet e ngadalësuara, ngurtësinë dhe jostabilitetin.

Shkencëtarët nga Universiteti i Uashingtonit e kanë bërë studimin me 490 të sapo sëmiorë dhe 644 persona të shëndetshëm. Janë marrë parasysh edhe shprehitë e tyre të të ushqyerit. Nga të gjitha perimet, më efikasit janë treguar specat. Nëse konsumohen katër herë në javë e reduktojnë rrezikun nga kjo sëmundje për madje 30 për qind. Është konfirmuar, në fakt, se si specat përmbajnë një dozë të të ashtuquajturës nikotinë ushqimore. Nikotina në speca është e ngjashme me atë të cigareve, por është më pak helmuese dhe dëmton pjesë të tjera të organizmit. 


(Kosova Sot Online)