Pilula ""Diclofenac", vetëm me recetë të mjekut, përbën rrezik për zemër dhe sulm në tru

  • 28 nëntor 2019 - 09:37
Pilula

Një pilulë kundër dhimbjes, që deri më tani është përdorur nga miliona njerëz, nuk do të shitet më nëpër barnatore, për faktin se mund të jetë e rrezikshme dhe të shkaktojë sulm në zemër dhe pikën në tru. Pilulat "Diclofenac" tani do të jenë në dispozicion vetëm përmes recetës së mjekut. Produktet mjekësore dhe Rregulluesit e Agjencisë thonë se pilula kundër dhimbjes dhe kundër inflamacioneve, që në masë të madhe është blerë me emrin "Voltarol", përmban një rrezik të vogël, por e rrit rrezikun për sulm në zemër. Një studim nga ekspertët e universitetit në Oksford, që ishte bërë në vitin 2013, kanë zbuluar sasi të larta të "NSAID", materie kjo që e shton rrezikun për të pësuar sulm në zemër dhe në tru.

Zyrtarët evropianë kanë konfirmuar zbulimet dhe gjetjet dhe pohojnë se pacientët nuk duhet të përdorin më ilaçin "diclofenac", nëse e dinë se kanë telashe me zemrën, apo paraprakisht kanë pasur sulm në zemër apo në tru. Sido që të jetë, Sarah Branch thotë: "Diclofenac" ndërlidhet me një dozë të vogël, por të mjaftueshme për efekte kardiake anësore te disa pacientë, sidomos nëse është përdorur për një periudhë të gjatë kohore".

(Kosova Sot Online)