Marihuana parandalon zhvillimin e HIV-it

  • 28 nëntor 2019 - 17:17
Marihuana parandalon zhvillimin e HIV-it

Marihuana për tashmë një kohë përdoret për zbutje të simptomave që lidhen me HIV-in, siç janë dhimbja kronike dhe humbja e peshës. Një studim i ri ka zbuluar që ajo do të mund ta parandalonte përhapjen e virusit në organizmin e njeriut. Shkencëtarët nga Universiteti i Luizianës në SHBA për çdo ditë gjatë 17 muajve, majmunëve të infektuar me HIV të kafshëve ua kanë injektuar një dozë të caktuar të THC-së, përbërësit që gjendet në kanabis.

Në atë mënyrë kanë zbuluar që është reduktuar dëmtimi i indit të lukthit, ku virusi përhapet më së lehti. "Ky zbulim na ofron mekanizma të rinj dhe potencial për trajtim me ilaçe nga kanabisi", ka thënë Dr. Patricia Molina, udhëheqëse e studimit. Në raportin e studimit sqarohet gjithashtu që virusi përhapet duke infektuar dhe shkatërruar qelizat e sistemit të imunitetit, si dhe që te majmunët që për çdo ditë kanë pranuar nga një dozë të THC-së është mbajtur një nivel më i lartë i qelizave të shëndetshme.  

(Kosova Sot Online)