Ushqimet që e shërojnë aneminë

  • 29 nëntor 2019 - 12:20
Ushqimet që e shërojnë aneminë

Sëmundja e shpeshtë, anemia, shkaktohet si mungesë e hekurit në organizëm, acidit folik dhe vitaminave B12. Femrat janë më të prira për t'u prekur nga kjo sëmundje. Ja disa nga ushqimet që mund ta shërojnë aneminë. 

SPINAQI

Kjo perime e gjelbër është e pasur me hekur, fibra, vitamina A, B9, C dhe E, beta karotinë dhe kalcium. Detyrimisht ta përdorni gjysmë ene me spinaq për çdo ditë në mënyrë që trupi juaj të furnizohet me mineralet e nevojshme, e sidomos me hekur. Spinaqi është ushqim i domosdoshëm, sidomos për femrat, pasi që to më lehtë preken nga anemia. Mund ta konsumoni edhe brokolin, lakrën.

MISHI I KUQ

Nëse nuk jeni vegjetarian, mishi i kuq, si i gjedhit, pastaj mishi i pulës, mund ta vërtetojnë se janë në gjendje t'ju furnizojnë me shumë hekur. Në bazë të një studimi, një porcion me mish gjedhi në ditë do të mjaftonte t'ju furnizojë me hekur. Edhe ushqimi i detit është i hatashëm në luftimin e anemisë, salmoni, tuna, skumbri, janë të pasura me hekur.

KIKIRIKËT

Konsumimi i vogël i një sasie me kikirikë në ditë, përmbush nevojat për hekur. Po ashtu, edhe gjalpi i kikirikëve ka të njëjtin efekt. Nëse gjalpin e kikirikëve e hani për kafjall për çdo ditë, atëherë nuk do të keni telashe me mungesën e hekurit.

VEZËT

Nëse dëshironi të furnizoheni me një sasi të madhe të antioksiduesve, proteina dhe vitamina kur jeni anemik, atëherë kurrsesi mos i anashkaloni vezët. Një vezë mund t'ju furnizojë me 1 miligram hekur. Për ta rritur normën e shpejtë të absorbimit në trup, pini edhe një gotë lëng portokalli, pasi që është i pasur edhe me vitamina C. Pos se shërojnë aneminë, vezët forcojnë eshtrat dhe muskujt tuaj.

DOMATET

Domatet po ashtu janë të pasura me vitamina C, që po ashtu është efektive në shërimin e anemisë. Konsumoni një gotë me lëng domatesh për të marrë nutrientet e nevojshme, si beta karotinë dhe vitamina E. Mbani mend të mos konsumoni pije të gazuara, sepse pengon absorbimin e brendshëm në trup.

MJALTI

Mjalti është shumë efektiv dhe është krucial për gjithë organizmin dhe trupin e njeriut. Nëse konsumoni 100 gramë mjaltë, do të furnizoheni me 0.42 miligramë mjaltë. Po ashtu, mjalti mund të shtojë sasinë e magnezit dhe bakrit në trup. Lëngu i freskët i limonit i përzier me mjaltë në mëngjes mund të jetë efektiv kundër anemisë.

(Kosova Sot Online)