Ja sekretet e njerëzve, të cilët nuk sëmuren kurrë

  • 30 nëntor 2019 - 10:41
Ja sekretet e njerëzve, të cilët nuk sëmuren kurrë

Ka njerëz, të cilët gjatë tërë dimrit asnjëherë nuk ftohen. Ja ku qëndron sekreti i tyre.

Masazhi

Mund ta ulë ndjenjën e ankthit, e me këtë edhe të stresit. Mjafton që të bëni masazh një herë në muaj.

Dushi me ujë të ftohtë

Iu ndihmon shumë personave kur ndjejnë se iu mungon energjia, apo kanë migrenë. Gjatë dimrit mjafton që me ujë të ftohtë të bëjmë dush vetëm një minutë.

Larja e duarve

Eshtë aktiviteti i parë që bëhet për parandalimin e sëmundjeve. Duart duhet të lahen me sapun të paktën 20 sekonda.

Vitamina C dhe zinku

Konsumimi i gjësendeve ushqimore që përmbajnë këto substanca është efikas kundër ftohjes, e edhe përhapjes së viruseve.

Hani më shumë hudhra

Meqë kjo perime është e pasur me antioksidues, të cilët stimulojnë imunitetin dhe luftojnë me inflamacionin. Mendoni pozitivisht - në një studim, pjesëmarrësit që kishin aktivitet më të madh në pjesën e trurit që lidhet me të menduarit pozitiv, kishin më shumë antitrupa kundër gripit.

(Kosova Sot Online)