Lakra i zgjidh problemet shëndetësore

  • 01 dhjetor 2019 - 08:22
Lakra i zgjidh problemet shëndetësore

Lakra është një ushqim vërtet dimëror, të cilin mund ta konsumojmë në mënyra të ndryshme. Mund ta ziejmë, pjekim apo ta konsumojmë përmes sallatës. Është e pasur me vitamina C, si dhe me vitaminat A, B1, B2, P dhe K.

Të gjithë këta vitamina e bëjnë ushqim me shumë të mira.

SËMUNDJET E ZORRËS

Një ose dy gota lëng të freskët nga lakra, çdo ditë midis shujtave, mund të ndihmojnë te diarreja apo infeksioni i zorrëve. KOLLA Shurupi nga lakra e kuqe qetëson kollën.

I THATI NË LUKTH

Tri gota lëng nga lakra e freskët në ditë janë ilaçi më i mirë kundër të thatit në lukth.

PLAGËT

Që moti ushtarët plagët e tyre i kanë mbuluar me fletë të lakrës. Jo është e thjeshtë: zgjidhen gjethet e gjelbra, pastrohen në ujë, e gjethet i vendosni mbi plagë. Mos harroni t'i ngrohni pakëz paraprakisht.

(Kosova Sot Online)