Pas ushqimit të fortë -pini çaj!

  • 01 dhjetor 2019 - 08:34
Pas ushqimit të fortë -pini çaj!

Fasulja, sarma, lakër e ëmbël me mish, janë ushqimet më të shpeshta në tryezë gjatë stinës së dimrit. Edhe pse janë ushqime ideale, të cilat ngrohin, janë të dëmshme për lukthin, sidomos për ata që vuajnë nga problemet me tretjen.

Ekzistojnë disa preparate për këtë gjendje aspak të këndshme e si ndihmë e parë ju vijnë "ilaçet" që i keni në kuzhinë ORIZI Hani një lugë oriz të vogël të papërpunuar. Ai ekuilibron thartirën tepricë, e lehtësimin do ta ndjeni pas 15 minutave.

XHENXHEFILI

Xhenxhefili i freskët ndikon dyfish ndaj të djegurave në gjoks, urthit. Xhenxhefilin mund ta shtoni si erëz, të pini çaj prej tij apo ta konsumoni të freskët. Çaji nga xhenxhefili përgatitet, duke hedhur një lugë xhenxhefil të freskët në gotën me ujë të vluar.  

SODË BIKARBONI

Mbushni dy gota me ujë të ftohtë. Njëra le të jetë plot e tjetra në gjysmë, të cilës i keni shtuar sodën, e përzieni dhe e pini. Gotën tjetër e pini për ta neutralizuar shijen e sodës.

ÇAJ BIMOR

Çaji nga kamomili dhe menta në mënyrë efikase neutralizojnë të djegurat në gjoks, urthin. Menta është efikase në largimin e të djegurave, sepse ndihmon në tretje dhe zbut dhimbjet në stomak.

(Kosova Sot Online)