6 ushqimet më të mira, që shërojnë ankthet

  • 01 December 2019 - 09:21
6 ushqimet më të mira, që shërojnë ankthet

Për t'u liruar prej anktheve do të thotë ndryshime në mënyrën e jetesës, e këtu përfshihet edhe ndryshimi i ushqimit.

Ekzistojnë disa lloje të ushqimit që ndihmojnë në shërimin e anktheve, por edhe të tilla që u kontribuojnë anktheve, por duke zgjedhur ushqimet e duhura, në masë drastike do të ulni ankthet dhe do ta përmirësoni disponimin.

DRITHËRAT

Ata që mund të tolerojnë glutenin mund të përfitojnë nga ushqimet si drithërat, pastat dhe buka. Studimet tregojnë se drithërat janë të pasura me magnez, e mungesa e magnezit ndikon të vuani nga ankthet. Drithërat përmbajnë triptofan, që shndërrohet në serotoninë, në hormonin e lumturisë. Drithërat krijojnë energji pozitive, derisa reduktojnë urinë - që të dyja këto të rëndësishme për ankthet.

KOKRRAT "ACAI"

Kokrrat "Acai" konsiderohen si superushqimi më i ri dhe ka zgjuar vëmendjen e ekspertëve dhe shkencëtarëve. Nuk janë një fryt që ndikojnë të humbni në peshë gjë që shumica mendonin se ishin, por këto kokrra janë shumë të pasura me fitonutriente, ngjashëm sikurse edhe boronicat, dhe me nivele të larta të antioksiduesve, që ndihmojnë ta hiqni qafe stresin dhe ankthet.

ALGAT E DETIT 

Algat e detit, sikurse edhe drithërat janë shumë të dobishme në parandalimin dhe shërimin e anktheve. Jo vetëm se janë të pasura me nutriente - po ashtu posedojnë sasi të lartë të magnezit, si dhe posedojnë hormonin e lumturisë dhe të qetësisë triptofanin. Algat e detit janë alternative e mire për të gjithë ata persona që nuk mund ta durojnë glutenin.

BAJAMET

Bajamet janë një ushqim që nuk duhet nënvlerësuar. Janë të pasura me zink, nutrient kyç ky, i cili ndikon në ekuilibrin e disponimint. Bajamet po ashtu janë të pasura me hekur dhe yndyra të dobishme. Yndyrat e dobishme janë pjesë e rëndësishme e ushqimit, e mungesa e hekurit dihet se shkakton dëmtime në tru, që po ashtu mundet të kontribuojë edhe me ankthe dhe humbje apo mungesë të energjisë.

BORONICAT

Boronicat janë më shumë se vetëm një frutë e shijshme. Shumica i konsiderojnë të jenë një super ushqim. Janë të pasura me vitamina dhe fitonutriente, me lloje të ndryshme të antioksiduesve që konsiderohen shumë të rëndësishme në luftimin e stresit. Shumë ekspertë besojnë se edhe pjeshkat bien në këtë kategori, pasi që besojnë të kenë efekt qetësues.

ÇOKOLLATA

Çokollata - sidomos ajo e zeza, e cila nuk përmban sheqer apo qumësht - është ushqimi i shkëlqyeshëm për të jetuar pa stres dhe ankthe. Çokollata po ashtu redukton kortizolin - hormonin e stresit që shkakton simptoma të ankthit. Po ashtu, ekzistojnë substanca brenda çokollatës së zezë që e përmirësojnë disponimin.

(Kosova Sot Online)