Nëse i keni pesë nga këto simptoma, lajmet nuk janë aspak të mira

  • 01 dhjetor 2019 - 15:02
Nëse i keni pesë nga këto simptoma, lajmet nuk janë aspak të mira

Trupi gjithmonë dërgon porosi, prandaj dëgjojini. Mungesa e vitaminave mundet të sjellë në dobësim të sistemit imun dhe t'ju ekspozojë ndaj sëmundjeve.

ÇARJET NË KËNDET E BUZËVE

Ju mungojnë: hekuri, zinku dhe vitaminat B, si niacina (B3), riboflavina (B2) dhe B12. Zgjedhja: hani sa më shumë mish pule dhe gjeldeti, tunë, vezë, kikirikë dhe bishtajore. Ushqimet kombinoni me brokol dhe lakër jeshile.

SKUQJET NË FYTYRË OSE RËNIA E FLOKËVE

Ju mungon: biotina. Zgjidhja: hani vezë të ziera ose të pjekura, salmon, avokado, kërpudha, sojë, perime me lëvore të forte, banane.

PUÇRRA TË KUQE, TË NGJASHME ME AKNET (NË MJEKËR, DUAR)

Ju mungojnë: acidet esenciale dhe vitaminat A dhe D. Zgjidhja: Shtoni konsumin e yndyrave të shëndetshme, hani arra, lajthi, perime me gjethe të gjelbër, por edhe karota dhe speca dhe prodhime të qumështit.

DRIDHJA E DUARVE, KËMBËVE APO PJESËVE TJERA TË TRUPIT

Ju mungojnë: vitaminat e grupit B, acid follik (B9), B6 dhe B12. Zgjidhja: hani spinaq, shparguj, panxhar, bishtajore, vezë.

NGËRÇE NË MUSKUJ, DHIMBJE NË GISHTA, BËRRYLA

Ju mungojnë: magnezi, kalciumi dhe kaliumi. Zgjedhja: hani banane, badem, lajthi, qershi, mollë, grejpfrut.

(Kosova Sot Online)