4 alternativa interesante për përdorimin e mustardës së verdhë

  • 01 December 2019 - 17:24
4 alternativa interesante për përdorimin e mustardës së verdhë

Modeste dhe e shijshme, mustarda e verdhë ka vendin e saj në ushqimet e gatuara, por edhe në sandviç e ushqime të shpejta.

PËR MUSKUJ TË PEZMATUAR

Kombinoni një lugë të madhe të mustardës me kripë deti për një banjë të ngrohtë. Thjesht, lyeni trupin për aq gjatë saqë do të ndjeni pakësimin e dhimbjeve.

SHËRON TË DJEGURAT

Së pari futini në ujë dhe lagni hapësirat ku ndjeni djegie. Shpërndani në shtresë të ftohtë të mustardës së verdhë përreth të djegurave. Pasi të fillojë të thahet mustarda, do ta ndjeni një djegie, largojeni atë shtresë dhe ri vëni edhe një shtresë tjetër të mustardës.

SHËRON DHIMBJET E FYTIT

Kombinoni mustardën dhe gjysmë gote të lëngut të limonit, një lugë mjaltë dhe gjysmë gote ujë të vluar. Përzieni dhe e lini të ftohet për 10 minuta. Shpëlajeni fytin tuaj me këtë masë.

MASKË

Vëni një shtresë të hollë të mustardës në gjithë fytyrën tuaj, por kujdes sytë. E lini të qëndrojë për pesë minuta, më pas e shpëlani me ujë të vakët. 


(Kosova Sot Online)