A mundet shafrani i Indisë t’i fshijë kujtimet e këqija nga truri?

  • 02 dhjetor 2019 - 10:05
A mundet shafrani i Indisë t’i fshijë kujtimet e këqija nga truri?

S ubstanca që gjendet në këri (curry) do të mund të ndikonte në largimin e kujtimeve të këqija. Kurkumina, substanca e verdhë e ndritshme që gjendet në rrënjën e erëzës në shafranin e Indisë, kishte parandaluar kujtimin e peronave të këqija të ruajtura në tru, thonë hulumtuesit. Shpresohet se zbulimet e gjetura do të ndihmojnë në zhvillimin e trajtimit për njerëzit, të cilët vuajnë nga çrregullimet psikologjike. Psikologu nga universiteti i qytetit të Nju Jorkut kishte trajnuar minjtë nga laboratori që të kenë frikë kur kishin dëgjuar ndonjë zë në veçanti.

Shkencëtarët kishin supozuar se minjtë ishin frikësuar atëherë kur dridheshin dhe kishin të ftohtë. Pas disa orëve, atyre u ishte dhënë një ushqim i caktuar, një ushqim i pasur me kurkumë, e kujtimet e tyre të këqija ishin fshirë. Profesori Glenn Schafe, i cili kishte udhëhequr me studimin thotë: 'Kjo sugjeronte njerëzit që vuajnë nga stresi posttraumatik dhe llojet e ndryshme të çrregullimit psikologjik mund të përfitojnë nga ushqimi apo një dietë e pasur me kurkumë".

(Kosova Sot Online)