Si të përshpejtohet puna e sistemit tretës

  • 02 December 2019 - 10:20
Si të përshpejtohet puna e sistemit tretës

Puna e mirë e sistemit tretës ndikon në cilësinë e jetës. Sistemi i shëndetshëm tretës në mënyrë adekuate absorbon të gjitha substancat ushqyese, që forcon sistemin imun, përmirëson shëndetin dhe vitalitetin.

KONSUMONI PROBIOTIKË!

Jo të gjitha bakteret janë të dëmshme. Probiotikët janë baktere të dobishme. Në mënyrë natyrale gjenden në zorrë dhe përmirësojnë punën e sistemit tretës. Ekuilibrin e tyre në zorrë mund ta humbni duke përdorur antibiotikë, pasi të keni konsumuar ushqime të dëmshme.

PËRQENDROHUNI NË FITOKEMIKALE!

Fitokemikalet janë substanca bimore të cilat ndihmojnë në luftën kundër sëmundjeve. Mund të ndihmojnë në parandalimin e dëmtimit të qelizave dhe rregullojnë nivelin kolesterolit. Me fitokemikale janë të pasura hudhra, qepa, brokoli dhe karota.

MOS I HARRONI FIBRAT!

Përzgjidhni fibrat të cilat nuk treten në ujë, siç janë kokoshkat, qershitë ose rrushi, sepse të gjitha këto përmirësojnë punën e sistemit të tretjes. Fibrat, të cilat treten në ujë, ndihmojnë në lirim nga kapsllëku dhe mund t'i gjeni në banane, karotë dhe elb.

(Kosova Sot Online)