Dimri nuk u shkon për shtati të sëmurëve kronikë

  • 02 December 2019 - 10:37
Dimri nuk u shkon për shtati të sëmurëve kronikë

Të ftohtët dhe lagështia e shtuar e ajrit vështirësojnë edhe ashtu shëndetin e dëmtuar të personave kronikë dhe paraqesin rrezik për ata me zemër të sëmurë, astmë, por edhe për ata që janë të ekspozuar ndaj sëmundjeve respiratore. Më të rrezikuarit janë të sëmurit kardiovaskularë, të cilët edhe ashtu kanë qarkullim të dobët, e të ftohtët tkurr enët periferike të gjakut që keq ndikon te të sëmurit e zemrës.

Zemra ka nevojë për më shumë forcë për ta ruajtur qarkullimin, e tkurrja e enëve të gjakut sjell deri te rritja e shtypjes së gjakut, që rrezikojnë sulmin në zemër dhe në tru. Gjatë dimrit më të shpeshtë janë infarktet befasues pasi që vjen deri te tkurrja e enëve të gjakut.

(Kosova Sot Online)