6 mënyra për ta përshpejtuar metabolizmin

  • 02 December 2019 - 14:03
6 mënyra për ta përshpejtuar metabolizmin

A zgjoheni me dilemë për të mos u zgjuar nga shtrati dhe të ushtroni apo thjesht ta vazhdoni gjumin.Nëse nuk ushtroni rregullisht, kurrë nuk do të hiqni qafe kilogramët shtesë, e ndryshimet e vogla bëjnë ta përshpejtoni metabolizmin.

FILLOJENI DITËN ME USHTRIME!

Kur ta filloni ditën me ushtrime e përshpejtoni metabolizmin, shkrini kaloritë dhe bëni zgjedhje më të mirë për krejt ditën. Kur jeni të përgjumur dhe jo aktiv, jeni të rrezikuar nga formimi shtresave dhjamore dhe "vdisni" për zamra të ëmbla për ta plotësuar energjinë ditore. Fillojeni ditën si duhet dhe do ta vëreni sa bukur do t'ju shkojë dita.

PINI UJË!

Në mënyrë që trupi juaj të heqë qafe të gjitha helmet e grumbulluara, të pastroni veshkat dhe mëlçinë, që si pasojë e ushqimeve me pesticide kanë nevojë për pastrim, e nevojitet që në mëngjes të pini dy gota ujë, në mënyrë që dita së bashku me organizmin tuaj të fillojnë si duhet.

PËRGATITNI LËNGUN E GJELBËR!

Lëngu i gjelbër është i lehtë për t'u përgatitur dhe përfundimisht se i ndihmon trupit tuaj që më shpejt ta tretë ushqimin. Merrni ndonjë pemë, perime të gjelbër, ujë kokosi dhe të gjithë së bashku i përzini në blender. Kjo është një mënyrë e mirë dhe shumë e shëndetshme për ta filluar ditën.

MBANI QËNDRIM POZITIV!

Kjo mund të tingëllojë çuditshëm, por të jesh pozitiv në mëngjes po ashtu e përshpejton metabolizmin. Kur ta filloni ditën me qëndrim pozitiv, gjatë ditës do të arrini më shumë dhe do të jeni më pak në stres. Fillojeni ditën me buzëqeshje, me vullnet dhe jini optimist.

LIRONI MUSKUJT!

Kur të arrini në punë, merrni frymë thellë disa herë dhe lironi muskujt. Vetëm merrni frymë dhe shtrini duart pas kokës. Kjo i ndihmon shpinës suaj që të largojë tensionimet. Derisa e bëni këtë, po ashtu do të shpenzoni edhe disa kalori.

HANI MOLLË!

Një mollë në ditë ju mban larg vizitave te mjeku, e po ashtu kjo mollë ju ndihmon të keni një metabolizëm më të përshpejtuar. Sugjerohet që një mollë ta konsumoni në mëngjes, para ushtrimeve. Kjo për faktin se do të keni më shumë energji në muskujt tuaj dhe nuk do ta ndjeni urinë.

(Kosova Sot Online)