Vetitë shëruese të koprës

  • 02 December 2019 - 14:57
Vetitë shëruese të koprës

Kopra (lat. Anethum graveolens L.) është bimë mesdhetare. Çaji i ngrohtë nga kopra me mjaltë qetëson dhe relakson organizmin si dhe ndihmon atyre që vuajnë nga stresi dhe pagjumësia. Kopra është bimë njëvjeçare, e cila rritet në lartësi deri 120 cm, gjethe të holla e në majë gjenden lulet me ngjyrë të verdhë. Nga mineralet në kopër gjendet kalcium, hekur, magnez, fosfor, zink, bakër dhe mangan. Nga vitaminat përmban vitamina C, tiaminë, riboflavinë, niacinë, vitamina B6, acid folik, vitamina A.

KOPRA PËR TRETJE

Pjesët shëruese të koprës janë gjethet dhe lulet. Më së shumti kopra ndërlidhet me ndikimin shërues dhe përmirësues të sistemit të tretjes. Shpeshherë rrëzohet gjella me të, por me konsumimin e saj sigurohen edhe vajrat esenciale, përmes së cilave përmirësohet oreksi.

PËRDORIMI NË USHQIME

Kopra përshtatet mirë me peshqit e ujërave të ëmbla, në gjellët vegjetariane me spinaq, lakër, panxhar dhe oriz, e sidomos me vezë. Pos në gjellë, kopra mund të përdoret edhe si çaj. Sidomos ju sugjerohet atyre femrave që kanë telashe me ciklin menstrual dhe nënave që foshnjën e ushqejnë me qumësht gjiri.

(Kosova Sot Online)