Po provoni të keni një foshnjë? Aplikoni menynë e fertilitetit

  • 03 December 2019 - 14:12
Po provoni të keni një foshnjë? Aplikoni menynë e fertilitetit

Ekzistojnë lloje të ndryshme të ushqimeve që duhet t'i hani, por edhe t'i shmangni kur jeni shtatzënë.Studimet tregojnë se si ushqime të caktuara përmirësojnë aftësinë e femrës për të mbetur shtatzënë.

VAJI I LULEDIELLIT

Ky lloj i vajit ka shumë përfitime dhe dobi të ndryshme për shëndetin dhe organizmin e njeriut. Sipas disa hulumtimeve dhe studimeve nga ekspertë të ndryshëm, të cilët merren me telashe rreth shtatzënisë, është vërtetuar se vaji i lulediellit është i pasur me sasi të lartë të vitaminave E, vitamina këto që janë jetike në përmirësimin e fertilitetit.

VAJI I ULLIRIT

Nëse vajin e ullirit e konsumoni rregullisht, atëherë suksesi për shtatzëninë tuaj nuk do të mungojë. Hani sa më shumë ushqime të gatuara në vaj të ullirit, së bashku me partnerin tuaj, pasi që kështu do ta përmirësoni fertilitetin, se te mashkulli po ashtu edhe te femra.

XHENXHEFILI

Xhenxhefili konsiderohet të jetë edhe si afrodiziak i fuqishëm, i cili shton apo e rrit lëvizshmërinë e spermës. Femrave u sugjerohet që në masë më të shtuar ta konsumojnë çajin nga xhenxhefili, duke mos harruar ta ëmbëltojnë me një sasi të konsiderueshme të mjaltit.

BANANET

Bananet janë një superushqim të pasura me sasi të lartë të vitaminave B6, e cila njihet si vitamina që ndikon në përmirësimin e ciklit menstrual. Për të gjithë ata që dëshirojnë të bëhen prindër, bananet ndihmojnë mjaft shumë në zhvillimin e cilësisë së vezës dhe të spermës.

AVOKADO

Kjo frutë, jo vetëm se është shumë e shijshme për ta konsumuar dhe posedon një vlerë të lartë ushqyese, por gjithashtu rrit fertilitetin. Avokadot janë fruta shumë popullore për përmirësimin dhe funksionimin e organeve seksuale dhe po ashtu shtojnë prodhimin e vezëve te femrat.

ARRAT

Ky ushqim është shumë i dobishëm, madje e cilësojnë edhe si të domosdoshëm, për të gjitha ata meshkuj që kanë telashe me vitalitetin e spermës së tyre. Arrat, nëse i hani për çdo ditë, mundësojnë përmirësimin dhe lëvizjen, forcimin dhe formimin e spermës. Konsumoni për së paku dymbëdhjetë javë rresht për t'i vërejtur rezultatet.

(Kosova Sot Online)