Gruri zvogëlon gurët në idhcë

  • 03 dhjetor 2019 - 15:00
Gruri zvogëlon gurët në idhcë

Një nga drithërat më të përhapura, gruri, por vlerës ushqyese që posedon ofron edhe atë shëruese. Në mënyrë të shkëlqyeshme rregullon punën e zorrëve, ndikon mirë në mikroflorë dhe zvogëlon gurët në idhcë. Buka është prodhimi i parë kur përmendim grurin. Gruri është i pasur me shumë vitamina, minerale dhe mikroelemente, prandaj është shumë e pranishme te ne. Është e pasur me fibra bimore, të cilat rregullojnë punën e zorrëve.

Në 100 gramë gjenden rreth 45 gramë fibra dietale. Ushqimi i pasur me fibra dietale, në mënyrë të drejtpërdrejtë ndikon në zvogëlimin e gurëve në idhcë. Fibrat nga gruri përshpejtojnë kalimin e ushqimit përmes sistemit të tretjes. Po ashtu ndikojnë mirë edhe në uljen e yndyrës në gjak dhe triglicerideve. Është vërtetuar edhe roli i grurit në shërimin e kolesterolit në gjak. Të gjithë ata që kanë telashe tretjen apo me kapsllëkun, krundet e grurit janë zgjidhje ideale. Janë të pasura me fibrat që kanë ndikim laksativ, prandaj edhe sugjerohet për të gjithë ata që vuajnë nga problemet me zorrë të trashë. 

(Kosova Sot Online)